Telegrafi

Mel C ndahet nga i dashuri për shkak të mungesës së kohës

(Foto: Flipboard)

Mel C thuhet të jetë ndarë nga i dashuri, Joe Marshall, me të cilin ka qenë në një lidhje shtatëvjeçare.

Këngëtarja e “Spice Girls”, emri i vërtetë i të cilës është Melanie Jayne Chisholm, kishte filluar lidhjen me producentin muzikor në vitin 2015 dhe çifti po bashkëjetonte në Londrën Veriore.

Mirëpo, është raportuar se oraret e ngarkuara e kanë penguar romancën e tyre, ashtu që 48-vjeçarja ka vendosur të jetojë vetëm.

(Foto: Redferns)

Sipas një burimi të The Sun, dy artistët e kanë të kufizuar kohën e lirë, ashtu që Mel i ka dhënë prioritet vajzës së saj, Scarlett, të cilën e ka nga lidhja me Thomas Starr.

Lexo po ashtu "Spice Girls" e kanë ofenduar Victorian gjatë turneut të ribashkimit

“Mel ka një karrierë jashtëzakonisht të ngarkuar ndërmjet marrëveshjes për librin, punën si DJ dhe planet tjera. Kohën e paktë të lirë që ka ia kushton vajzës Scarlett dhe nuk i mbetet shumë kohë për një lidhje”, ka thënë burimi. /Telegrafi/