Site icon Telegrafi

Mel B thotë se ka pranuar mesazhe urrejtjeje dhe raciste

Mel B (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Mel B është njëra nga këngëtaret që është ballafaquar me paragjykime të shumta.

Pasi kishte qenë pre e bullizmit, Mel tashmë ka zbuluar se ka pranuar edhe një numër të konsiderueshëm të mesazheve raciste, shkruan The Sun.

“Unë nuk mora vetëm mesazhe urrejtjeje, por mora mesazhe urrejtjeje e raciste, të cilat më shokonin”.

Spice Girls (Foto: The Sun)

“Në to shkruhej: Largohu nga fshati, ti nuk i përket këtij vendi, nuk mund të blesh diçka të tillë. Më pengonte kjo gjë, por unë organizoja shpesh festa me muzikë të lartë, për të penguar banorët e fshatit”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Mel B rrëfen se ka qenë pre e përqeshjes dhe ngacmimeve për shkak të ngjyrës

Për të mos mjaftuar kjo, pasi iu bashkua grupit “Spice Girls” u përball edhe me ngacmime të tjera, pasi ishte e vetmja femër me ngjyrë në grup.

Mel B (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pa marrë parasysh ofendimeve dhe mesazheve të mëparshme, Mel është martuar me valltarin Jimmy Gulzar, me të cilin edhe i kishin shtëpitë afër. /Telegrafi/

Exit mobile version