Telegrafi

Mel B rrëfen se ka pasur marrëdhënie intime me Geri Halliwell

Mel B dhe Geri Halliwell (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Piers Morgan e ka publikuar një klip, në të cilin Mel B ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Geri Halliwell (tash Geri Horner).

Këtë deklaratë shokuese, 43-vjeçarja e ka bërë gjatë xhirimeve të Life Stories në javën e kaluar, ndërsa tashmë është bërë hit nëpër faqet rozë dhe mediat sociale.

Videoja është publikuar në kuadër të emisionit Good Morning Britain, ndërsa pas pranimit të saj, është shfaqur reagimi i Mel C në publik.

“Ke ardhur këtu që të jesh shumë e sinqertë – a ke apo nuk ke fjetur me Geri Halliwell? A ke fjetur me të”, ishte pyetja e nikoqirit.

“Po, të gjitha kemi fjetur në një krevat bashkë, por jo ashtu, jo të gjitha”, ka thënë ajo fillimisht, derisa Morgan insistonte: “A ke fjetur me Gerin në atë formë?’.

Ndërsa kësaj Mel B iu përgjigj duke qeshur dhe duke pohuar, teksa Piers ka thënë: ‘Po? E vërtetë?”. /Telegrafi/