Telegrafi

Mel B prek fundin – pas skandaleve dhe shkurorëzimit, shtrihet në rehabilitim

Stephen Belafonte dhe Mel B (Foto: Getty Images)

Anëtarja e dikurshme e “Spice Girls”, Mel B, ka kaluar një sërë skandalesh gjatë martesës me producentin Stephen Belafonte (me të cilin është ndarë), kurse tash e pret rehabilitmi për shkak të vartësisë nga alkooli dhe seksi.

Mediat britanike raportojnë se këngëtarja është paraqitur në një qendër rehabilitimi, ku do të qëndrojë së paku një muaj.

Mel B (Foto: Getty Images)

Gjatë martesës me Belafonte, burri i saj e kishte tradhtuar, e kishte droguar dhe e kishte detyruar të kryejë orgji seksuale, si edhe e kishte xhiruar.

Për këtë arsye, ajo është diagnostikuar me stres postraumatik dhe ka nevojë për ndihmë profesionale.

Lexo po ashtu Lajmet për Mel B
Stephen Belafonte dhe Mel B (Foto: Getty Images)

“Jam shumë e sinqertë në lidhje me alkoolizmin tim, të cilin e kam përdorur për t’i shëruar plagët, ndërsa kjo është mënyra më e shpeshtë përmes së cilës njerëzit duan t’i maskojnë problemet që i kanë në të vërtetë”.

“Dua që për shkak të fëmijëve të mi, të jem versioni më i mirë i vetvetes, prandaj e bëj gjithë këta”, ka thënë këngëtarja për Daily Mail.

Mel B (Foto: Getty Images)

Shkurorëzimi ka qenë rraskapitës për Mel B, prandaj ajo ka vendosur që fillimisht t’i tejkalojë problemet me vetveten dhe pastaj të nisë një betejë të re ligjore me ish-burrin e saj rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.

Gjatë muajit gusht, gjykata vendosi që 43-vjeçarja t’i paguante Belafontes 350.000 dollarë për shpenzimet gjatë shkurorëzimit, si edhe alimentacion prej 5.000 dollarësh. /Telegrafi/