Mel B ditë më parë i dha fund lidhjes me policin amerikan.
Ajo e akuzoi të dashurin Ryan Lawrence se po e tradhtonte me një femër tjetër dhe se për këtë ka edhe dëshmi.
Por, duket se edhe ish-anëtarja e grupit britanik “Spice Girls” nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka humbur kohë.
Ajo dje është parë teksa e puth floktarin e njohur amerikan me prejardhje armene, Gary Madatyan.
E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur në qytetin e New Yorkut dhe dëshmitar ishte vajza gjashtëvjeçare e këngëtares, Madison. /Telegrafi/