Telegrafi

Mel B nuk e mohon nëse ka fjetur me Zac Efron

Mel B (Foto: JB Lacroix/GettyImages/Guliver)

Ndërsa rrëfimi i Mel B në emisionin Life Stories të Piers Morgan ishte kryesisht me plot momente emocionale, moderatori arriti që të trajtojë edhe disa nga spekulimet rreth jetës private të yllit të “Spice Girls”.

Disa vite më parë, këngëtarja ishte e lidhur me aktorin hollivudian, Zac Efron, dhe kur u pyet se a i ka bërë vizitë gjatë natës në shtëpinë e saj në Los Angelos, Mel psherëtiu dhe tha: “Asnjë koment, por nuk e mohoi këtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mel B

Këngëtarja 43 vjeçare thuhet se u bashkua me yllin 30 vjeçar, menjëherë pas ndarjes nga tashmë ish-burri i saj, Stephen Belafonte.

Mel B (Foto: NOEL VASQUEZ/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Melanie është duke u përballur akoma me stresin që nga martesa e saj me Stephan. Brown së fundmi ka treguar se ende po lufton me simptomat e ankthit nga martesa e saj ‘abuzive’ 10-vjeçare me ish bashkëshortin.

Vlen të ceket se “Spice Girls” aktualisht janë në turne, gjersa natën e parë fansat kanë qenë plot me lëvdata për rikthimin e grupit. /Telegrafi/