Telegrafi

Mel B kalon natën me Zac Efron pas ndarjes nga Stephen Belafonte

Mel B ka shijuar një “natë pasioni” me Zac Efron pak kohë pasi dyshja u njoftuan me njëri-tjetrin, shkruan The Sun.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, 43 vjeçe, thuhet se u bashkua me yllin 30 vjeçar, menjëherë pas ndarjes nga burri Stephen Belafonte.

Mësohet se ka qenë Zac ai i cili ka bërë një vizitë gjatë natës në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Një burim i brendshëm për The Sun tha: “Ai përfundoi te jastëku i saj. Ata kaluan disa orë të këndshme së bashku”.

“Nuk ishte pikërisht një takim i mendjeve. Mel mendonte se Zac kishte një trup të mahnitshëm”, shton më tej burimi.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Mel dhe Zac për të marrë një koment lidhur me këtë, mirëpo ka qenë e pamundur. /Telegrafi/