Telegrafi

Mel B ka pranuar se kishte marrë shumë kokainë dhe kishte tentuar të vetëvritej

Mel B (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Mel B ka pranuar se ka marrë nga gjashtë “vija” kokainë në ditë derisa ishte e angazhuar në ‘X Factor’, në mënyrë që t’i mbijetonte lidhjes me burrin e saj, Stephen Belafonte.

Në librin e saj autobiografik, “Brutally Honest”, këngëtarja e “Spice Girls” ka treguar edhe për përpjekjen e saj për t’u vetëvrarë duke marrë 200 tableta kundër dhimbjes në vitin 2014.

Mel B (Foto: JB Lacroix/GettyImages/Guliver)

Kjo kishte ndodhur në natën kur e kishin zëvendësuar në gjysmëfinale të ‘X Factor’, derisa vetëm një natë më pas, ajo ishte paraqitur sërish në jurinë e këtij spektakli për talentë.

Shenjat e tentim-vetëvrasjes ishin vërejtur qartë, mirëpo 43-vjeçarja asokohe kishte thënë se ishte infektuar me një virus.

Lexo po ashtu Lajmet për MEL B

Në librin e kujtimeve të saj, Mel B ka pranuar se ditën e kishte nisur duke marrë kokainë.

Mel B (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

“Isha një person i pikëlluar dhe patetik. Isha jashtë kontrolli. Ditën merrja pesë-gjashtë vija, para dhe pas punës”.

“Kjo gjë ma zbuste dhimbjen. Më bënte mjaftueshëm të gatshme dhe më bënte të harroj gjithçka, pos spektaklit”.

Stephen Belafonte dhe Mel B (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

“Isha aq keq, saqë dy javë pas xhirimit të ‘X Factor’ fillova të merrja kokainë në mënyrë që të isha e qëndrueshme. Që t’i mbijetoja jetës edhe më Stephenin që ishte si një klaustrofobi neurotike”, ka rrëfyer Melanie Brown.

Mel B ka thënë se ish-burri i saj e kishte bërë të ndihej e shëmtuar dhe e padëshiruar, dhe se ai mbante xhirime të shumta seksuale me të.

Asokohe, ajo ua kishte shkruar një letër vajzave të saj dhe i kishte pirë tabletat, mirëpo derisa ishte akoma e vetëdijshme kishte shkuar në spital, ku e kishte humbur vetëdijen në hyrje dhe ishte rrëzuar me fytyrë.

Mjekët e kishin këshilluar të qëndronte në spital sepse mëlçia dhe veshkat nuk ishin në rregull, mirëpo ajo vendosi menjëherë të kthehej në spektakël. /Telegrafi/