Ish-anëtari i grupit të vajzave Spice Girls, Mel B ka zbuluar sekretin e linjave trupore patëmetë.
Ajo punon mirë edhe në kuzhinë dhe në palestër për të mbajtur një linjë sensacionale në moshën 43-vjeçare.
Këngëtarja zbuloi se ndonjëherë ngritët në orën 4:30 të mëngjesit për të ushtruar dhe në kohë i dërgonte fëmijët në shkollë.
Në publikimin e fundit në llogarinë personale në Instagram, këngëtarja i kërkonte falje trajnerit të saj personal për stërvitjet e hershme, por thotë se ia vlen.
“Është një ndjenjë e mirë kur e shikoni një ndryshim të brendshëm që rezulton me dukje fantastike të jashtme”, shkruante ajo.
Mel Bi, nënë e tre fëmijëve, këshilluan fansat që ta respektojnë dhe dashurojnë vetveten.
Fotoja e publikuar me këtë post është disa vjet e vjetër, por këngëtarja thotë se e ka përdorur atë si një motivim dhe qëllimi është që të duket ashtu. /Telegrafi/