Telegrafi

Mel B. edhe juridikisht ndahet nga bashkëshorti

Ish-pjesëtarja e bendt të njohur të muzikës, Spice Girls tashmë është beqare.

Ndarja e tyre ka qenë shumë publike dhe në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit të kaluar.

Mel B. i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Stephen Belafonten.

E gjithë kjo u bë pas nëntë muajve të proceseve gjyqësore që zgjatën shkaku i ndarjes së pasurisë dhe kujdesit të fëmijëve.

Dyshja raportohet se do të ndajë kujdestarinë e vajzës gjashtëvjeçare, Madison ndërsa do t’i ndajnë fitimet nga shitja e shtëpisë në Los Angeles të SHBA-së.

Kujtojmë se Stephenit i është ndaluar edhe ti afrohet deri në 500 metra këngëtares pasi që kjo e kishte akuzuar për keqtrajtim gjatë martesës.

Theksojmë se 42-vjeçarja ka gjithashtu edhe dy fëmijë të tjerë me bashkëshortin,Jimmy Gulzarin, vajzat Angel Iris Murphy Brown dhe Phoenix Chi Gulzar. /Telegrafi/