Ish-anëtarja e grupit më të famshëm të femrave, “Spice Girls”, Melanie Brown është shkurorëzuar së fundmi nga bashkëshorti, Stephen Balafonte.
Shkurorëzimi i Mel B. u raportua tërësisht në media dhe këngëtarja nuk e kishte problem të zbulonte shumë të pathëna rreth saj.
Këngëtarja pohoi se Stephen e kishte detyruar të bënte “marrëdhënie seksuale me gratë e tjera dhe i ka xhiruar këto momente” ndërsa e kërcënoi se do ta vriste nëse do të fliste.
“Gjatë dhjetë vjetëve të martesës më ka droguar, abuzuar dhe më pas regjistronte marrëdhëniet tona seksuale. Ai e ka lënë shtatzënë një dado dhe më pas e ka paguar për të abortuar. Unë dua që fëmijët e mi të mbrohen, kështu që po kërkoj një urdhër kufizues për të”, tha Melanie në një nga seancat dëgjimore në gjykatë.
Pas shumë muajsh të seancave gjyqësore dhe shkurorëzimit me regjisorin amerikan, Balafonte, Mel filloi një jetë krejtësisht të re.
Ajo la një periudhë të dhimbshme pas saj dhe tani po e shpenzon kohën e lirë me miqtë.
Ndryshe, nuk dihet nëse këngëtarja do t’i kthehet karrierës prej muzikantes. /Telegrafi/