Site icon Telegrafi

Meksikë: Taksi vetëm për gratë

35 taksitë me ngjyrë rozë janë të pajisura gjithashtu me pasqyra dhe makijazh, sistem GPS dhe buton alarmi.

Taksitë iu shërbejnë veçanërisht grave që janë të lodhura nga ngacmimet e shoferëve të taksive.

Aktivistet e të drejtave të grave janë megjithatë skeptike për këtë iniciativë dhe thonë se shërbimi nuk adreson problemin.

Taksitë e reja megjithatë padyshim hapin një front të ri punësimin e grave meksikane në një treg që ka qenë i dominuar nga meshkujt.

Biznesi i ri i taksive vetëm për gratë duket se është përqafuar në shumë qytete duke filluar nga Moska e deri në Dubai.

Në Puebla kompania Taksitë Rozë investoi rreth 450 mijë dollarë për të filluar shërbimin ndërkohë që qeveria dha fonde për licencimin dhe trajnimin e grave.

Nëse programi do të jetë i suksesshëm, zyrtarët kanë në plan ta zgjerojnë atë edhe në qytete të tjera. /VoA/

Exit mobile version