Site icon Telegrafi

Meksikë: Numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 149 vetë

Meksika një ditë më parë është goditur nga një tërmet i fuqishëm, ndërsa si pasojë numri i të vdekurve ka shkuar në 149 persona.

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin Meksiko Siti janë duke vazhduar të gjurmojnë nëpër gërmadha të ndërtesave të shkatërruara për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupa të pajetë.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se së paku 149 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre në Meksiko Siti dhe hapësirat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë, raportojnë mediat.

Përkujtimet për tërmetin shkatërrues në vitin 1985, nga i cili ishin vrarë 10 mijë njerëz në Meksiko Siti, kanë shkaktuar panik, prandaj shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa ditë pasi një tërmet tjetër, më 7 shtator, me intensitet 8.1 shkallë, me epiqendër në bregun e Meksikës, e goditi këtë vend, me ç’rast u vranë 98 persona.

Exit mobile version