Telegrafi

Meksikë, 900 vetë duke kërcyer, futen në librin e rekordeve Guiness

Rreth 900 persona kërcyen dhe kënduan me muzikën e mariachi-ve në qytetin meksikan të Guadalajaras, për të vendosur një rekord Guinnes për kërcimin më të madh në botë të muzikës folk.

I nxehti i madh nuk mundi të prekë entuziazmin e 882 burrave dhe grave që veshën kostumet e tyre tradicionale, plot me ngjyra, për të thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur po në Guadalajara, në 2011, me 457 pjesëmarrës.

“Ky rekord i ri tregon se traditat tona vazhdojnë të përhapen edhe tek të rinjtë”, shprehet një qytetar.

Kërcimtarëve u kërkohej të performonin një rutinë të koreografuar për të paktën pesë minuta pa ndërprerje, në mënyrë që të kualifikoheshin për rekordin. Po ashtu kostumet e tyre u vlerësuan. /tch/