Ky është momenti kur një grua tërhoqi në mënyrë agresive këlyshin e saj jaguar në një qendër tregtare, gjë që shkaktoi një hetim për mizori ndaj kafshëve.
Skena shqetësuese u pa në Jalisco të Meksikë, që pas filmimit u bë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Në video, këlyshi shihet duke u tërhequr me forcë nëpër rrugë ku pronarja e saj po shkonte tek një dyqan ushqimor, për të parë videon klikoni këtu.
Jaguari i zi dukej i parehatshëm dhe po i rezistonte urdhrit të gruas.
Macja ngurruese më pas u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës dhe u përplas në bordurë derisa “pronarja” e saj u fut në dyqan.
Momenti i tmerrshëm është kapur në kamera nga aktorja meksikane Sandra Echeverria, e cila ka qenë në lagjen e afërt të Tepatitlan për një xhirim filmi. /Telegrafi/