Një meksikan, së fundmi porositi një telefon të ri në internet, duke mos ditur se do të përfundonte në polici.
Pakoja arriti me postë të hënën e kaluar dhe nëna e tij e solli në shtëpi dhe e vendosi në tryezën e kuzhinës.
Pak kohë më vonë, djali arriti në shtëpi dhe hapi me padurim pakon. Në vend të një telefoni, ai gjeti një pamje që e tmerroi, raporton nypost.
BREAKING: Man who ordered mobile phone online gets grenade in mail instead. Thankfully authorities arrived on scene quick and no one was harmed pic.twitter.com/qm47HPo1il
— Daily Loud (@DailyLoud) August 31, 2023
Brenda kutisë ishte një granatë dore gati për të shpërthyer! Ai në panik thirri policinë, e cila rrethoi zonën përreth shtëpisë dhe e çaktivizoi pajisjen e rrezikshme.
Për momentin nuk dihet se kush e ka dërguar bombën dhe besohet se ajo ka përfunduar gabimisht në duart e një të riu.
Mjete të tilla vdekjeprurëse nuk janë risi, pasi përdoren në përballje me kartelet vendase të drogës.
Në gjashtë vitet e fundit, policia ka sekuestruar më shumë se 600 “pajisje infernale” të improvizuara vetëm në Guanajuato. /Telegrafi/