Site icon Telegrafi

Meksikanët punojnë më shumë, gjermanët më pak

Në vende të ndryshme të botës ndryshojnë shumë oraret dhe kushtet e punës. Kështu, sipas Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), 35 anëtarët e të cilave përfshijnë shumicën e botës së zhvilluar dhe të disa vendeve në zhvillim, zbuluan se meksikanët mesatarisht shpenzojnë 2,255 orë punë në vit, apo rreth 43 orë në javë, në anën tjetër gjermanët punojnë më pak me 1,363 orë në vit apo 892 orë më pak të shpenzuara në punë në vit sesa meksikanët, shkruan Telegrafi.

Në Evropë, grekët janë ata që punojnë më shumë orë se vendet tjera, me 2,035 orë në vit.

Qëndrimet e ndryshme kulturore dhe faktorët socio-ekonomikë luajnë një rol kyç në sasinë e orëve që punëdhënësit presin nga punëtorët.

Ligjet e dobëta të punës dhe frika nga papunësia ka bërë që meksikanët të punojnë më shumë. Edhe pse Koreanët Jugor gjenden në pozitën e tretë, kjo ka bërë që ata të janë pjesë e një përpjekje për t’u rritur ekonomikisht që të punojnë me orë të gjata.

Por pas shqetësimeve rreth problemeve sociale, duke përfshirë një nivel të ulët të lindjeve dhe ngadalësimit të produktivitetit, Presidenti Koreano Jugor, Moon Jae-in ka ndryshuar ligjet për të reduktuar orarin e punës në vend dhe për t’iu dhënë punëtorëve ‘të drejtën për të pushuar’.

‘Karoshi’, punëtori mesatar japonez punon 1,713 orë në vit, nën mesataren e OECD-së. Kjo ka ardhur si rezultat i qeverisë japoneze që të reduktoj punën jashtë orarit të punës.

Pavarësisht orëve të shkurtra të punës midis vendeve anëtare të OECD-së, Gjermania arrin të mbajë nivele të larta të produktivitetit, në fakt punëtori mesatar gjerman raportohet të jetë 27 për qind më produktiv se sa punëtori britanez.

Gjithashtu, holandezët, francezët dhe danezët mesatarisht punojnë më pak se 1,500 orë në vit. Vetëm 2 për qind e punëtorëve danezë punojnë mbi mesataren e OECD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version