Zyrtarë meksikanë kanë thënë se 15 deri në 20 persona janë arrestuar për vjedhjen e telit të rrethojës së kufirit SHBA-Meksikë, duke e shitur atë tek pronarët e shtëpive të sigurisë në Tijuana.
Trupat e Shteteve të Bashkuara instaluan skermën në nëntor 2018, me nxitjen e Presidentit Donald Trump, i cili ishte i shqetësuar për një “karvan” të emigrantëve.
“Ne kemi zbuluar se tela me gjemba që janë instaluar në zonën kufitare nuk janë më atje”, ka thënë Marco Antonio Sotomayor Amezcua, sekretar i sigurisë publike në Tijuana.
Megjithëse autoritetet meksikane i thanë mediave lokale se të arrestuarit ishin kryesisht qytetarë meksikan, një banor i Tijuana që kishte instaluar telat tha se njeriu që ia kishte shitur nuk dukej meksikan. /Telegrafi/