Site icon Telegrafi

Meksikanët nisin fushatën për bojkotimin e produkteve amerikane

Ulja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe mosvlerësimi i tij për vendin fqinj ka shkaktuar në Meksikë një valë të paprecedentë të krenarisë kombëtare. Në rrjete sociale apelohet që meksikanët të mos konsumojnë më produkte amerikane, si kafenë e Starbucks, Coca Cola, apo hamburgerët McDolnald’s e Burger King, por dhe që të mos blihen aparate elektroshtëpiake apo materiale të tjera Made in America.

Janë me mijëra meksikanët që kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj fushate, ndërsa në Instagram ka nisur një tjetër garë ajo e fotografive më të bukura të Meksikës, ku përmes tyre deklarohet dashuria për vendin

I vetmi që në mënyrën e tij po përfiton nga kjo situatë është patriarku i së majtës populiste meksikane, Andrés Manuel Lopez Obrador – i njohur në Meksikë me epitetin “Amlo”. Tashmë të gjitha sondazhet e japin në krye të preferencave në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version