Site icon Telegrafi

Meksika vetëm gjatë fundjavës ka raportuar 3,500 raste të reja nga coronavirusi

Meksika ka raportuar rritje të infeksioneve të coronavirusit gjatë fundjavës, me të paktën 3,500 raste të reja të konfirmuara që nga e shtuna, ndërsa numri i përgjithshëm u rrit në 35 mijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm të dielën, ministria e shëndetësisë në Meksikë konfirmoi 1,562 raste të reja me COVID-19, dhe 112 të vdekur.

“Fatkeqësisht deri më tani 3,465 persona kanë humbur jetën nga COVID-19”, tha Dr. Hugo Lopez-Gatell, zëvendësministri i shëndetësisë në Meksikë.

Ai u tha banorëve që të kërkojnë ndihmë paraprake mjekësore, e sidomos ata që janë mbi moshën 60 vjeçare ose kanë sëmundje ekzistuese.

Ndërkaq ditë më parë është raportuar se pacientët me coronavirus në Mexio City ishin duke u larguar nga spitlet për shkak të mbipopullimit. /Telegrafi/

Exit mobile version