Mosmarrëveshja me fqinjin e fuqishëm verior, Meksika pa dyshim se humb më shumë, por prapë se prapë disponon metoda tjera që mund t’i përdor kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, që do t’i detyronte fqinjët e saj të paguajnë për ndërtimin e murit përgjatë kufirit të përbashkët.
IMPORTI: Meksika është shteti i dytë më i madh importues i mallrave amerikane pas Kanadasë, por para Kinës. Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar prej 60 miliardë dollarë me Meksikën, fqinjit jugor i shesin mallra dhe shërbime tjera me vlerë të madhe, që tejkalon vlerën prej 230 miliardë dollarë në vit, transmeton Telegrafi.
VENDET E PUNËS: Gjashtë milionë vende të punës në Shtetet e Bashkuara varen nga tregtia me Meksikën. Rreth 40 për qind e produkteve meksikane eksportohen në Shtetet e Bashkuara në fakt shkojnë në SHBA.
PARTNERITETI: Meksika është e rëndësishme për disa shtete amerikane, sidomos për ato përgjatë kufirit të përbashkët. Meksika është vendi i parë importues i produkteve nga Teksasi, Arizona dhe Kalifornia. Gjithashtu është shteti që blen më shumti derra, misër të ëmbël dhe fruktoza nga Shtetet e Bashkuara.
EKSTRADIMI: Meksika bashkëpunon me SHBA-të në luftën kundër kartelëve të drogës dhe çështjet tjera gjyqësore. Nga viti 2000 deri në 2015, janë ekstraduar më shumë se 900 persona të cilët kërkoheshin nga Shtetet e Bashkuara. Më i njohuri është Joaquin “El Chapo” Guzman, udhëheqësi i kartelit Sinaloa, i cili u ekstradua javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara, një ditë para inaugurimit të presidentit Donald Trump.
DEPORTIMET: Kufiri i përbashkët është i gjatë gati 3200 kilometra, dhe Meksika ndihmon në reduktimin e presionit të emigrantëve të paligjshëm që dëshirojnë të vendosen në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, Meksika dëboi 165 mijë persona nga Amerika Qendrore para se të arrinin në kufirin me SHBA-të.
KINA: Meksika ka marrëdhënie të mira me Kinën, një vend që për vite është duke u përpjekur të rrit ndikimin e saj në Amerikën Latine, por që Trump i ka përkeqësuar marrëdhëniet me të. Meksika do të mund të afrohej me Kinën, për të kompensuar humbjen e vendeve të punës në SHBA, transmeton Telegrafi.
KRIZA: Në qoftë se Shtetet e Bashkuara bëjnë presion të madh ekonomik mbi Meksikën, me zhdoganimin e mallrave meksikane dhe ndëshkimin e kompanive amerikane që investojnë në Meksikë, kjo do të mund të shkaktonte një krizë ekonomike.
TRAZIRAT SOCIALE: Dëbimet masive të meksikanëve që sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara, do të nxiste një krizë sociale, kurse SHBA-të kanë interes që të kenë një fqinjësi të qëndrueshme. /Telegrafi/