Kombëtarja e Meksikës e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të Kupës së Konfederatave duke mposhtur Zelandën e Re me rezultat 2-1.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 42-të me anë të Chris Wood dhe Zelanda shkoi në pushim me epërsi.
Mirëpo, në gjysmën e dytë, meksikanët ia dolën të shënonin dy herë dhe ta përmbysnin rezultatin.
Fillimisht, Raul Jimenez (54’) e barazoi rezultatin dhe pastaj Oribe Peralta e shënoi golin e epërsisë (73’) që në fund rezultoi edhe goli i fitores.
Në ndeshjen e parë në Grupin A, Meksika luajti baras kundër Portugalisë dhe tash ndan vendin e parë me kamponin e Evropës.
Nga ana tjetër, për Zelandën e Re kjo është humbja e dytë radhazi në këtë turne. /Telegrafi/