Telegrafi

Meksika nënshtron Italinë

Meksika ishte diç më e mirë në periudha të ndryshme të takimit, por të paktën ishte më konkrete. Carlos Alberto Vela zhbllokoi rezultatin, kur i iku një gracke të ofsajdit për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Meksikës (17’). Rezultatin e dyfishoi Alberto Medina me një gol të bukur (84’), ndërsa golin e nderit për Italinë e pafuqishme e shënoi Leonardo Bonucci (88’).

Kjo fitore bën mirë për Meksikën para Botërorit të sivjetmë, pasi që ka luajtur ndaj favoritëve më të mëdhenj, duke u përgatitur mirë para kompeticionit. Italia, që është dhe kampion i botës, nuk është befasia më e madhe, kur dihen zgjedhjet e Lippit në formacionin Azzur. /Telegrafi/