Presidenti meksikan ka reaguar shpejt duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin pasi policia hyri në ambasadën meksikane për të arrestuar një ish-zëvendëspresident ekuadorian, i cili kishte kërkuar azil politik atje pasi u padit me akuza për korrupsion.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrés Manuel López Obrador e bëri njoftimin të premten në mbrëmje pasi policia ekuadoriane hyri me forcë në ambasadën në kryeqytetin, Quito, për të arrestuar Jorge Glas, i cili ka banuar atje që nga dhjetori.
Glas, ndoshta njeriu më i kërkuar në Ekuador, është dënuar për ryshfet dhe akuza për korrupsion dhe autoritetet ekuadoriane janë ende duke hetuar më shumë akuza kundër tij.
Siç thuhet më tej, policia depërtoi në dyert e jashtme të selisë diplomatike meksikane në kryeqytetin ekuadorian dhe hyri në oborrin kryesor për të marrë Glas.
Mexico has suspended diplomatic relations with Ecuador after police forcibly broke into its embassy in Quito and arrested former Ecuadorian Vice President Jorge Glas who was taking refuge there. https://t.co/f4E1v3Gx09 pic.twitter.com/0xx4Ejg7yb
— Sky News (@SkyNews) April 6, 2024
“Kjo nuk është e mundur… Kjo është çmenduri”, tha Roberto Canseco, kreu i seksionit konsullor meksikan në Quito, për shtypin lokal ndërsa qëndronte jashtë ambasadës.
“Jam shumë i shqetësuar sepse mund ta vrasin. Nuk ka asnjë bazë për ta bërë këtë. Kjo është krejtësisht jashtë normës”.
Duke mbrojtur vendimin e saj, presidenca e Ekuadorit tha në një deklaratë: “Ekuadori është një komb sovran dhe ne nuk do të lejojmë asnjë kriminel të qëndrojë i lirë”.
Lo llevan a Guayaquil a Jorge Glas.
¡Impresionante el despliegue de este Gobierno criminal!
Jorge tiene dificultades para caminar porque fue golpeado.
Todo esto es una locura.
Por engreído que sea Noboa, es estúpido creer que quedará en impunidad.#LosCorruptosSiempreFueronEllos pic.twitter.com/2yIZGdbHSz— Rafael Correa (@MashiRafael) April 6, 2024
Dhe López Obrador u përgjigj, duke e quajtur ndalimin e Glas një “akt autoritar” dhe “një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës”.
Ndërsa Alicia Bárcena, Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë e Meksikës, postoi në platformën sociale X duke thënë se një numër diplomatësh pësuan lëndime gjatë depërtimit, duke shtuar se kjo shkel Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Me acaba de informar Alicia Bárcena, nuestra secretaria de Relaciones Exteriores que policías de Ecuador entraron por la fuerza a nuestra embajada y se llevaron detenido al exvicepresidente de ese país quien se encontraba refugiado y tramitando asilo por la persecución y el acoso…
— Andrés Manuel (@lopezobrador_) April 6, 2024
Ambientet diplomatike konsiderohen “të paprekshme” sipas traktateve të Vjenës dhe agjencitë vendore të zbatimit të ligjit nuk lejohen të hyjnë pa lejen e ambasadorit.
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, jetoi brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, sepse policia britanike nuk mundi të hynte për ta arrestuar. /Telegrafi/