Pas fitores ndaj Gjermanisë, Përfaqësuesja e Meksikës ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Meksikanët fituan ndaj Koresë së Jugut me rezultat 1-2.
Goli i parë në takim erdhi nga Carlos Vela nga pika e bardhë në minutën e 26-të.
Edhe pse në pjesën e dytë koreanët ishin më të mirë, në minutën e 66-të shënoi edhe Javier Hernandez.
Ndërsa golin e vetëm për Korenë e Jugut e shënoi Son Heung-min, i cili në minutat shtesë shënoi një gol të bukur.
Pas kësaj fitore Meksika në Grupin F vazhdon në vendin e parë me gjashtë pikë.
Në vendin e dytë është Suedia me tre pikë, e cila luan këtë të shtunë me Gjermaninë.
Ndërsa Kora e Jugut vazhdon të jetë e fundit në renditje me zero pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VN0t1iXJtdk