Telegrafi

Meksika mbyll ekonominë nga frika e infeksionit

Presidenti i Meksikës i ka bërë thirrje popullatës që të mbyllet në shtëpi  deri sa të kalojë rreziku maksimal. Kjo do të thotë veç të tjerash edhe një ndërprerje të veprimtarisë ekonomike në vend dhe një frikë për një krizë që mund të zgjasë shumë, sidomos në sektorin e turizmit.

Hapur janë vetëm zyrat që nuk janë jetike. Ndërkohë, vlera e monedhës meksikane, pesës, ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve  të fundit.

Në qytetin e Meksikos, një metropol me 20 milionë banorë, të gjitha shkollat,
restorantet, klubet e natës dhe veprimtaritë publike kanë ndaluar për të penguar përhapjen e virusit.

Në këtë qytet, gjithçka është në pritje të një vendimi të dytë që do të çlirojë situatën.

Banka Qendrore e Meksikës paralajmëroi se recesioni në këtë vend do të thellohej edhe më si pasojë e kësaj ndërprerjeje të veprimtarisë ekonomike, çka përbën një goditje të madhe për një ekonomi që është tkurrur në masën 8% nga viti i kaluar.