Telegrafi

Meksika mban zgjedhjet për president, ato të përgjitshme dhe ato lokale

Meksikanët votojnë sot për të tre institucionet më të rëndësishme të një shteti, Presidentin, parlamentin si dhe pushtetin lokal.

Favorit për president është Andres Manuel Lopez Obrador, ish-kryebashkiaku i majtë i Meksiko City, i cili ka premtuar të godasë korrupsionin.

Nëse ai fiton ai do të largojë dy partitë që kanë qeverisur Meksikën për gati një shekull.

Megjithatë, fushata elektorale është dëmtuar nga akte të shumta dhune, duke i bërë këto zgjedhjet më të këqija në vend për dekada të tëra.

Sipas BBC-së, përcjell Telegrafi, pjesa më e madhe e votuesve janë të prirur për të zëvendësuar qeverinë e presidentit aktual Enrique Peña Nieto. /Telegrafi/