Telegrafi

Meksika legalizon drogën

Meksika ka legalizuar posedimin e sasive të vogla të drogës, me arsyetimin se resurset e kufizuara më mirë mund të përdoren në luftën kundër krimit të organizuar të ndërlidhur me drogën.

Ligji, i cili u mbështet nga presidenti Felipe Kalderon, ishte kritikuar ashbpër në Kongresin e Meksikës, por megjithate u miratua. Mijëra njerëz janë vrarë në incidentet e dhunshme të ndërlidfhura me drogën prej vitit 2006, kur Kalderon nisi një fushatë kundër karteleve të drogës.