Telegrafi

Meksika goditet nga tërmeti me magnitudë 5.9 ballësh

Një termet prej 5.9 ballësh goditi sot Meksikën jugore, i cili ishte më i shkurtër dhe më pak intensiv se tërmeti që goditi të njëjtën zonë të premten e kaluar që dëmtoi rreth njëmijë shtëpi. Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme, shkruajnë mediet lokale, përcjell Telegrafi.

Sipas ‘Geological Survey’ termeti goditi u ndie 27 milje në lindje të Oaxaca në një thellësi prej 6 miljesh. Qyteti i Oaxaca është rreth 300 milje në jug të kryeqytetit meksikan, Mexico City.

Gjithsesi tërmeti ishte mjaft i fortë për të shkaktuar alarme emergjente.

Dridhjet e së premtes shkatërruan ndërtesa në Mexico City më shumë se dy minuta dhe ringjallën kujtimet e dy tërmeteve që ndodhen në shtatorin e vitit të kaluar ku vranë disa qindra njerëz në pjesë të tjera të vendit.

Lexo po ashtu Rrezimi i helikopterit në Meksikë vret 13 persona

Askush nuk pësoi gjatë tërmetit të javës së shkuar, por një helikopter ushtarak që mbante zyrtarë që vlerësonin dëmin e saj u rrëzua, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur edhe 15 të tjerë. /Telegrafi/