Telegrafi

Mekanizmat e OKB-së kontestojnë shtetësinë me Kosovo*

Në dëm të Kosovës, një strategji të re komunikimi kanë nisur ta aplikojnë agjencitë, fondet dhe programet aktive të Kombeve të Bashkuara. Ato e proklamojnë kudo mosnjohjen e shtetësisë.

Po bëhet kjo nëpërmjet shpërfaqjes së një asterisku në emërtimin e përfaqësive dhe zyrave që mekanizmat e OKB-së kanë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Atij ia shoqërojnë fusnotën, e cila në përmbajtje nuk është unike. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjen vend në secilën përmbajtje.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) përfshin 19 agjenci, fonde dhe programe. Më aktivet nga to së fundmi kanë përfshirë asteriskun në emrat zyrtarë.

Përpos në dokumente, kjo është e shpërfaqur edhe në ueb faqe dhe në llogaritë që disa nga UNKT-të kanë në rrjete sociale.