Telegrafi

Mekaniku shpëton për një fije floku, kur vetura të cilën po e rregullonte në vinç rrokulliset (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një mekanik derisa po mundohej ta rregullonte një veturë në garazhin e tij në Tajlandë, për pak sa nuk e pëson me jetë kur veturën që po e ngriste lart me vinç, u rrokullis dhe për pak sa nuk përfundoi mbi kokën e tij.

Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë shfaqen dy burra, ku njëri prej tyre madje qëndron nën veturë derisa ajo ishte e varur në vinç, transmeton Telegrafi.

E disa sekonda më pas ajo rrokulliset dhe për fat nuk i zë punëtorët, që sigurisht se do ta pësonin me jetë. Ngjarja ka ndodhur në Phuket në pjesën jugore të Tajlandës.

E të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar mekanikun për pakujdesinë dhe njëherit i kanë cilësuar dy burrat se njerëzit me më së shumti fat. /Telegrafi/