Telegrafi

Mekaniku rumun mbeti i habitur, kur papritmas iu aktivizua në kokën airbagu i makinës që po e rregullonte

Derisa po e rregullonte një makinë të dëmtuar, një mekanik nga Rumania, pësoi një aksident të pazakontë, pikërisht me një pjesë që është krijuar që ta shpëtojë shoferin në rast aksidenti.

Në momentin që po kontrollonte në pjesën e përparme, të një makine të demoluar në tërësi, atij iu hap airbagu në kokë, transmeton Telegrafi

Aktivizimi i airbagut e la mekanikun rumun shumë të habitur, sa që vazhdonte ta shikonte, derisa e fërkonte kokën nga dhimbja që ia shkaktoi.

Ky moment qesharak, është pëlqyer shumë pasi pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale dhe morën shumë pëlqime. /Telegrafi/

Kolega mecanic

Publiée par Nelu Botezatu sur Vendredi 10 avril 2020