Site icon Telegrafi

Mekaniku i verbër mund të punojë në errësirë

Col Collewijn ka punuar për një garazh në qytetin Nuis të Holandës për 30 vjet rresht përkundër faktit se të parit e kishte humbur kur ishte vetëm tetë vjeç.

"Përderisa mjetet e mia janë në vend të duhur dhe nuk bien dadot përtokë, unë mund të gjendem shumë mirë”, ka thënë ai.

"Unë bëj çdo gjë duke i besuar shqisës time të prekjes dhe asaj të dëgjimit. Mund të ndjej nëse ndonjë gjë po dridhet çuditshëm apo ka një zë më të theksuar i cili vjen nga motori apo ndonjë pjesë tjetër e automjetit”, ka shtuar Col.

"Disa mekanikë duhet të bëjnë automjetin copa-copa për të kuptuar se çfarë nuk është në rregull me të. Por nganjëherë unë mund të dëgjojë apo ndjej saktësisht se çfarë është problemi dhe filloi në rregullimin e tiji menjëherë”, vazhdon Collewijn.

"Unë e kam një përparësi në krahasim me mekanikët tjerë – unë mund të riparoj automjete në errësirë”, ka përfunduar ai duke qeshur.

Exit mobile version