Telegrafi

Meka i bashkohet meraklive të Vespas-s!

MEKA Halal Food, një emër që përfaqëson shijen autentike dhe cilësinë e lartë në industrinë e ushqimit, ka kënaqësinë të njoftojë sponsorimin e ngjarjes së shumëpritur Vespa Festival Prishtina.

Ky festival unik do të mbahet më 31 gusht dhe 1 shtator në sheshin Xhorxh Bush, Prishtinë, duke mbledhur bashkë entuziastët e motorëve Vespa dhe adhuruesit e ushqimit të mirë.

Nëse jeni një merakli i vërtetë i Vespa-s dhe keni një dashuri për ushqimin e shijshëm, mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të bërë një ndalesë në shtëpizën e Meka-s.

Kjo nuk do të jetë një ndalesë e zakonshme, por një pit-stop që do t’ju ofrojë një surprizë të veçantë, duke kombinuar pasionin tuaj për motorët Vespa me kënaqësinë e shijeve të shkëlqyera të produkteve  të tyre.

MEKA ka përgatitur diçka speciale për këtë festival, duke sjellë ushqimin e saj cilësor në zemër të Prishtinës, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë produktet e tyre të veçanta, të përgatitura me dashuri dhe përkushtim.

Vespa Festival Prishtina, sheshi Xhorxh Bush do të transformohet në një hapësirë të gjallë, ku do të mbizotërojë atmosfera e entuziazmit, energjia pozitive dhe shoqëria e mirë.

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë ngjarje të paharrueshme, ku Vespa-t dhe ushqimi cilësor do të krijojnë një përvojë unike për të gjithë të pranishmit.

Shtëpiza e Meka-s ju pret me një surprizë të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj!