Telegrafi

Meizu zyrtarizon modelin MX4 Pro

Meizu MX4 Pro sjell ekranin 5.5 inç në QHD me rezolucion prej 2560 x 1536 pikselëve, në 546PPI dhe kontrastin prej 1500 :1.
Telefoni i ri i Meizu është i pajisur edhe me procesorin 8 core të Samsung, Exynos 5430 që është bërë nga ARM cortex-A15 2.0GHz quad core dhe ARM cortex-A7 1.5GHz quad core.

Meizu MX4 Pro gjithashtu vjen edhe me 3GB RAM dhe opsionet e ndryshme sa i përket memories së brendshme, që përfshijnë zgjedhjet prej 16GB, 32GB ose 64GB.

Në pjesën e përparme, telefoni sjell kamerën me 5MP me 4 lente, ndërsa në anën e pasme është kamera me 20.7 MP Sony IMX220 Exmor RS me 5 lente. Ndërfaqja e telefonit të ri – Meizu MX4 Pro është Flyme 4 OS që është ndërtuar në Android 4.4 KitKat, ndërsa pajisja do të ofrohet në tri ngjyra të ndryshme.

Lansimi fillestar i telefonit do të bëhet në Kinë, më 6 dhjetor, dhe çmimet e tij do të fillojnë prej 408 dollarë për modelin me 16GB, 441 për atë me 32GB dhe 506 për versionin me 64GB. (Telegrafi)