Telegrafi

Meizu sjell mbushësin mCharge 4.0. në MWC

Meizu ka aranzhuar një ngjarje në MWC, më 28 shkurt të në Barcelonë. Slogani i posterit promovues është “Më shpejtë se kurrë”, dhe kjo është çfar dihet deri tani.

Sipas thashethemeve të fundit, ngjarja kryesore e shfaqjes së Meizu do të jetë adapter mCharge 4.0. Ky spekulim mund të mirret si i vërtetë, pasi që bëhet e dukshme prej posterit të kompanisë.

mCharge pritet të sjell teknologji të përmirësuar që do të mund të mbush një telefon pa bateri, në vetëm 45 minuta. 4.0 pritet të punoj me voltazhë më të ultë që do të thotë – mbushje më të shpejtë në temperaturë më të vogël.

Meizu së fundi ka lansuar disa telefona të ri, duke përfshirë Pro 6 Plus, M5, M5 Note dhe M5s. Kështu, mudn të na duhet të presim për lansimin e Pro 7.