Telegrafi

Meizu Pro 7 zbulohet brenda muajit

Nëse thashethemet dhe rrjedhjet deri tani janë të sakta, pika e shitjes së Pro 7 është një ekran i dytë që vendoset në mes të dy kamerave në anën e pasme.

Ekrani do t’u mundësojë përdoruesve të shkrepin selfie me kamera të pasme, si dhe të luajnë loja.

Në mënyrë specifike, Pro 7 tashmë është konfirmuar të ketë procesorin MediaTek Helio X30.

Do të ketë gjithashtu një variant Plus që thuhet se është paketuar me Exynos 8895 SoC të Samsung-ut, edhe pse raportet e fundit thonë se kjo nuk do të ndodhë.