Telegrafi

Meizu prezanton zyrtarisht modelin e ri – MX5

Pajisja është e fuqizuar nga procesori tetë bërthamor Helio X 10, RAM memoria prej 3GB dhe mundësia e zgjedhjes së memorieve të brendshme prej 16GB, 32GB ose 64GB.

MX5 do të jetë i gatshëm për shitje me disa lloje të ngjyrave që përfshijnë ngjyrën e artë, të argjendtë dhe ngjyrën hiri.

Pajisja e re nga Meizu do të ketë çmim fillestar prej 290 dollarëve, gjë që e bën atë të ketë çmim tepër joshës për performancat që i ofron. (Telegrafi)