Telegrafi

Meizu prezanton modelin e ri, MX4

Kjo, pasi që MX4 vjen me ekranin me diagonalen prej 5.36 inç në IPS dhe rezolucionin prej 1152×1920 pikselëve, si dhe komponentën mbrojtëse të ekranit, Gorilla Glass 3.

Meizu e reklamon ekranin e telefonit të saj të ri si të parin në industri që kombinon tri karakteristika kryesore – kontrastin në 1100:1, ndriçimin e 500cd/m2 dhe 85% ngjyrat e spektrit NTSC.

MX4 mbështetet nga brezi i fundit i procesorëve të Mediatek, MT6595, si dhe CPU octa-core me katër bërthama Cortex-A17 në 2.2GHz dhe katër bërthama Cortex-A7 në 1.7GHz.

Arkitektura e njohur si big.LITTLE do të lejojë të gjithë tetë bërthamat të punojnë në të njëjtën kohë. Grafika e saj GPU fuqizohet nga PowerVR G6200 quad-core, së bashku me 2GB të LPDDR3 RAM.

Kamera e këtij versioni gjithashtu është përditësuar shumë, dhe tani ofron 20.7MP Sony Exmor RS me ndriçues të dyfisht, si dhe mundëson incizimin e videove në 4K me 30fps. Kamera e përparme ofron 2MP me sensorin e Sony, që mundëson incizon në 1080p.

Çmimi zyrtar i MX4 është rreth 250 euro, ndërsa telefoni bazohet në Android KitKat. (Telegrafi)