Telegrafi

Meizu Note M3, një super telefon për super-çmim

Meizu e ka lansuar pasardhësin e M2 Note në Kinë. Note M3 vjen me ekranin prej 5.5-inç në HD 2.5D dhe ekran të lakuar prej qelqi.

Telefoni i ri i kompanisë kineze tani vjen me procesorin e MediaTek – Helio KOS P10, i cili ka tetë bërthama Cortex A53 në 1.8GHz dhe Mali T860 GPU.

Telefoni gjithashtu ofron lidhjen për LTE, dual-SIM, portin për microSD, kamerën kryesore me 13MP f 2.2 / në pjesën e prapme me dual-ton LED flash dhe PDAF, atë të përparmen me 5MP, VoLTE, Wi- Fi 802.11 a / b / g / n, Bluetooth 4.1, dhe një bateri me 4100mAh.

Në anën softuerike, Note M3 sjell ndërfaqen Flyme OS 5.1 të ndërtuar mbi Android 5.1 Lollipop.

Telefoni ofron edhe sensorin për gjurmë gishtash në pjesën e përparme, dhe dy variante të memories së brendshme: modeli bazë sjell 2GB RAM dhe 16GB memorie, dhe kushton​123 dollarë, ndërkaq versioni me 3GB RAM dhe 32GB memorie ofrohet me ​​154 dollarë.

Note M3 do të jetë në dispozicion në ngjyrë ari, argjendi, dhe variantin gri, dhe do të bëjë debutimin e tij në tregun indian muajin e ardhshëm.