Telegrafi

Meizu MX3, telefoni i parë me 128GB

Prodhuesi kinez do të punojë me procesorin e shpejtë Exynos 5 Octa me 8 bërthama, ndërsa madhësia e ekranit të këtij telefoni do të jetë me diagonale prej 5.1 inç në Full HD, me rezolucion prej1080 x 1920 piksel.

Modeli i ri dhe i veçantë i telefonit të Meizus do të mbështetet në sistemin operativ të Google, Android 4.2 Jelly Bean dhe ndërfaqen Flyme 3.0.

Meizu MX3 do të promovohet në Kinë gjatë muajit të ardhshëm në versionin me 16GB, dhe do të shitet për 350 dollarë, ndërsa versioni me memorien prej 128GB do të shitet prej 600 dollarëve.

Besohet se ky do të jetë telefoni më i avancuar i tregut kinez, i cili edhe mund të popullarizohet në tregjet ndërkombëtare, mirëpo ekspertët thonë se një mundësi e tillë është mjaft e vogël, duke e marrë parasysh konkurrencën e madhe në treg, në të cilin lojtarët kryesor janë Apple dhe Samsung. / Telegrafi /