Telegrafi

Meizu MX në Android, një model i avancuar

Për të gjithë ata që i dinë detajet e këtij modeli, Meizu MX vjen me Android 2.3.5 Gingerbread, edhe pse pritet që së shpejti i njëjti të pajiset me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Meizu aktual është i pajisur me procesor me dy bërthama të Samsung Exynos 4210 1.4GHz, ndërsa posedon ASV ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, dhe rezolucion 860 x 640 piksel.

Karakteristikat tjera të Meizu MX përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të integruar, mirëpo ende nuk ka detaje për koston e mundshme të këtij telefoni, apo datën e mundshme të lansimit të tij në Evropë dhe SHBA. / Telegrafi /