Telegrafi

Meizu M1 shet 100 mijë telefona për 1 minut

Megjithatë duhet thënë se Meizu ka vendosur vetëm 100,000 njësi të Meizu M1 për shitje online, dhe sasia e vënë në dispozicion është shitur për 1 minut.

Nëse nuk e keni ditur, Meizu M1 ofron ekranin me 5 inç në HD me rezolucionin prej 1280 x 768 piksel, dhe procesorin quad core MT6732 64-bit.

Telefoni ofron kamerën e përparme me 5MP, dhe kamerën e pasme me 13MP me LED ndriçues.

Meizu M1 ofron edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie, ndërsa me kartelën microSD memoria mund të zgjerohet deri në 128GB. (Telegrafi)