Telegrafi

Meizu M1 Note në treg për 112 dollarë

Meizu M1 Note sjell ekranin me 5 inç në HD me rezolucionin prej 1280 x 768 pikselëve, procesorin quad core MediaTek MT6732 me 1GB RAM.

Karakteristika tjera të telefonit të Meizu’së përfshijnë edhe 8GB memorie, portin për microSD për zgjerim të hapësirës deri në 128GB, si dhe dy kamera.

Në pjesën e përparme, Meizu M1 Note ofron kamerën me 5MP, ndërsa kamera kryesore është me 13MP për foto dhe video. Telefoni sjell edhe mundësinë për dy SIM kartela, rrjetin 4G LTE bashkë edhe me 3G, si dhe baterinë me 2500 mAh.

Meizu M1 Note do të filloj të shitet në tregun indian që nga muaji prill për një çmim të ulët që arrin në 112 dollarë. (Telegrafi)