Meizu e ka lansuar modelin e ri të telefonit Android, Meizu E3 që vjen me procesorin e Qualcomm Snapdragon 636 me Adreno 509 GPU.
Pajisja vjen me 5.99” në LCD me rezolucoin në FHD+ 2160 x 1080 piksel. Telefoni sjell 6GB RAM me opsionet e memories prej 64GB ose 128GB.
Meizu E3 është i pajisur me kamera të avancuara në pjesën e përparme dhe prapa, njërën me një kamerë me 8 megapikselë me një lent f / 2.0 në pjesën e përparme të telefonit për Selfie dhe video komunikim. Në anën e pasme të pajisjes ekziston një konfigurim i dyfishtë i kamerës i cili përbëhet nga një kamerë me 12 megapikselë dhe një me 20 megapikselë, me blic të dyfishtë.
Pajisja vjen me një sensor të gjurmëve të gishtave dhe përmban një bateri prej 3300 mAh me një funksion të ngarkimit të shpejtë. Pajisja vjen me Flyme OS 7 të Meizu-së, bazuar në Android 7.1.2.
Do të jetë në dispozicion në një zgjedhje të ngjyrave të ndryshme që përfshijnë Black, Blue dhe Champagne Gold. Çmimet për telefonin fillojnë prej rreth 284 dollarë për modelin me 64GB dhe rreth 315 dollarë për modelin 128GB.