Site icon Telegrafi

Mediat kroate: Kosova ‘kërcënon’ me margaritarin e Manchester Cityt (Foto/Video)

Bersant Celina është një prej margaritarëve më të mëdha të futbollit të Kosovës, shkruajnë mediat kroate.

Celina do të luajë me përfaqësuesen e Kosovës më 6 tetor kundër Kroacisë në kualifikuese e Kupës së Botës.

Katër vjet më parë, ai u largua prej Stromsgodsetit të Norvegjisë për të nënshkruar me Manchester Cityn, ku edhe debutoi në vitin 2014.

Kroacinë në Kosovë e kërcënon margaritari i Manchester Cityt

Ka luajtur disa ndeshje në kupat angleze për klubin e madh, ndërsa ka realizuar një asist në Ligën Premier duke e ndihmuar Sergio Agueron të shënojë gol kundër Leicester Cityt, shkruan më tutje portali kroat, index.hr.

Këtë verë, prizrenasi u huaza te Twente ku shënoi menjëherë në debutim, ndërsa deri më tani ka realizuar tre gola në po aq ndeshje.

Lexo po ashtu Tre formacionet e mundshme të Kroacisë kundër Kosovës (Foto)

Kosova, e cila debutoi në arenën ndërkombëtare me fitoren kundër Omanit me rezultat 1:0, ndeshjen e parë zyrtare për kualifikimet e botërorit e zhvilloi kundër Finlandës duke barazuar 1: 1.

Tre ditë pas ndeshjes me kroatët, Kosova do të takohet me Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version