Telegrafi

Mediat bojkotuan konferencën – reagon zëdhënësi i Qeverisë, i fajëson se nuk e vendosën në rend të parë interesin publik

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Mediat e kanë bojkotuar konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, këtë të mërkurë.

Kjo pasi gazetarët e akredituar për ta përcjellë mbledhjen, kanë pritur gati një orë për konferencën e paraparë.

Pas kësaj situate të krijuar ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shprehin keqardhje për atë që ndodhi sot.

Lexo po ashtu Mediat bojkotojnë konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë

“Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se “me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget”

“Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/