Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka thënë se 14 të prekurit me coronavirus janë raste kontakti – shkak vizitat familjare.
Sipas tij, 14 rastet e infektuar me COVID-19, janë të fshatrave të ndryshme.
“Gjendja e tyre është stabile, dje janë diagnostikuar 14 raste me coronavirus: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë, janë të gjitha rastet e kontaktit”, ka thënë Meholli.
Siç tha Meholli, në mesin e 14 të infektuarve nuk është asnjë nga personeli shëndetësorë.
“Me herët kemi pasur dy raste, që janë ende aktiv. 33 raste i kemi të shëruar. Sipas informatave një nga pacientët është në gjendje më serioze, ndërsa tjerët janë më mirë”, theksoi tutje ai.
Meholli potencoi se me lehtësimin e masave rastet në këtë komunë janë shtuar.
“Mos të harrojmë që 28 ditë me radhë se kemi pas asnjë rast, ndërsa me lehtësimin e masave me festën e Fitër Bajramit dhe ramazanit, qytetarët e kanë lëshuar veten duke bërë vizita tek familjarët e tyre. Nuk mund ta themi në mënyrë decidive, por dyshimet janë që nuk ka pasur kujdes nga periudha e festës së Bajramit. Ka pasur kontakte dhe vizita të shuma të vizitave familjare. Ky është argumenti më i mirë që në këtë periudhë nuk ka pasur respektim të duhur të rasteve të prekura”, shtoi Meholli.
Sipas analizës që po bëjmë nuk kemi ndonjë rast që nuk i dihet burimi i infeksionit.
Drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, iu bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e IKSHP-së, për ruajtjen e shëndetit të tyre.
“Shtabi emergjent ka bërë përpjekje maksimale për të…Të gjitha masat kufizuese janë tërhequr, dhe sot ka kaluar menaxhimi në dorën e pacientëve dhe qytetarëve që situata të menaxhohet sa më mirë. Thirrja jonë është e njëjtë si e IKSHP=së. Sot beteja është më e vështirë dhe është në dorën tonë. Duhet të respektojmë thirrjet e IKSHP-së, që të vendosim doreza, maska dhe të mbajnë distancë nga njëri”, tha ai. /RTV/Telegrafi/