Në Komunën e Vushtrrisë sontë janë paraqitur gjashtë raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë testuar direkt në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Nga të dhënat që kemi marrë poashtu kemi edhe një rast të shëruar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Meholli thotë se është pozitive pasi në Vushtrri numri i të shëruarve ka kaluar atë të infektuarve me coronavirus.
“Aktualish në Vushtrri kemi 160 persona të shëruar, tre të vdekur dhe 144 raste aktive”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli./Telegrafi/