Deputetja e deritanishme e BDI-së, Ermira Mehmeti, sot përmes profilit zyrtar në Facebook ka njoftuar se është qytetare e lirë dhe tashmë nuk është përfaqësuese e asnjë partie politike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç është bërë e njohur deri më tani, ajo kohëve të fundit po punon si notare, si dhe këshilltare e një deputeti në Austri. /Telegrafi/